Strukturat e kërkim-shpëtimit në Devoll kanë informuar lidhur me rastin e personit të humbur në fshatin Progër, bashkia Devoll, ku djali i 76-vjeçares me inicialet F. H., sinjalizoi se ajo kishte dalë nga shtëpia në mëngjesin e datës 21 Nëntor dhe nuk ishte kthyer më.
76-vjeçarja në fjalë vuante nga demenca e plotë dhe fatkeqësisht ka humbur jetën. Trupi i saj është gjetur rreth 1 km në anën perëndimore të përroit të fshatit. Policia po kryen veprimet, ndërkohë që forcat e armatosura do të bëjnë nxjerrjen e trupit të viktimës.
Ky rast shënon edhe viktimën e pare nga situata që ka përfshirë Shqipërinë prej motit të keq me reshje me intensitet të lartë. Autoritetet shtetërore këshillojnë me këtë rast të gjithë banorët e zonave ku ka probleme me përmbytjen në të gjithë vendin që të tregojnë kujdes të shtuar, në mënyrë që të shmanget çdo situatë që mund të shkaktojë probleme në vazhdim./rtsh
Krasniqi publikon foto me Thaçin e Vokrrin: Sonte luajmë për...
Finalja e madhe në “Fadil Vokrri”, Pacolli: Me fat Kosovë
Nis ndeshja Kosova – Turqia
Përparim Rama tregon ku mund ta ndjekin ndeshjen ata që s’ka...
Rrahmani: Kurrë nuk kemi qenë këtu, është dashur të vija për...
Konfiskohen dy armë zjarri për sulm dhe kanosje në Kaçanik, ...