Janë gjetur trupat e katër viktimave të familjes Zogu, që humbën jetën pasditen e sotme në liqenin e Banjës.
Viktimat janë Gazment Zogu, 46-vjeç, dy djemtë e tij 14 dhe 19-vjeç si dhe nipi 20-vjeçar Melis Zogu të gjithë nga fshati Cingar.
Polumbarët e RENEA-s si dhe banorë të zonës u aktivizuan në kërkimin e katër viktimave, trupat e të cilëve u gjetën orët e vona të mbrëmjes së sotme.
Sipas deklarimeve të dhëna nga ana e familjarëve ata kishin ndaluar në fshatin Drizë dhe u futën në liqen për t’u larë por më pas ata nuk dolën më nga uji.
Buzë liqenit policia gjeti dy motoçikleta, tre celularë dhe rrobat e trupit të katër pjesëtareve të familjes Zogu./TopChannel
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 24-të, vëmendja në...
Prizreni pa zonë ekonomike
Hoxha: Diplomatët shqiptarë në kontakt të vazhdueshëm me qyt...
Tensione të forta në Lindjen e Mesme, Irani kërcënon: Do të ...
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...
Rinisin punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prish...