Vrasjet dhe atentatet mafioze të ndodhura gjatë muajit janar të këtij viti në Shqipëri, me gjasa do të arkivohen në dosjet e pazbardhura.
Gjatë muajit që lamë pas, në të gjithë Shqipërinë ndodhën 6 krime, 3 prej të cilave në Tiranë.
Prej tyre janë zbardhur vetëm ato për motive banale, konflikte të momentit, dhe vrasje nga pakujdesia. Ndërsa atentatet mafioze, si shumë të tjera arkivohen në sirtarët e hetuesve.
Për policinë e Tiranës, pa u zbardhur vrasja e Bujar Nasufit, mbrëmjen e 12 janarit, listës së krimeve të pazbardhura iu shtua edhe ekzekutimi i Lulzim Vishës.
Kjo vraje mund të jetë kryer nga dy kushërinjtë Ervis dhe Eduart Lami për çështje pronësie, dyshon policia. Por që në fakt, agjentët e krimeve nuk kanë mundur të sigurojnë prova konkrete.
E në këtë mënyrë, Eduart Lami u prangos vetëm për armëmbajtje, e ndërsa Ervisi u shpall në kërkim, raporton A2 CNN.

Por përveç këtyre dy krimeve të pazbardhura në Tiranë, sektorit të vrasjeve do u duhet të sigurojnë prova edhe për ekzekutimin e tipit mafioz të ndodhur në dhjetor, ku u vra Klaudio Prendi, djali i ish gjyqtarit Fran Prendi.
I tillë është edhe ekzekutimi i 30-vjeçarit Kristian Marku, dy javë më parë, në Vlorë, i njohur edhe me mbiemrin Bardhi.
Hetimet kanë mbetur në vend numëro. Edhe pse policia ka arrestuar personin që kishte siguruar makinën e përdorur në krim, nuk kanë mundur të arrijnë deri tek autorët, duke i lënë ata ende të lirë.
Rubio: Ne nuk detyrojmë as Rusinë dhe as Ukrainë të bëjnë ma...
KQZ: Sot mbyllet afati për aplikim për akreditim të vëzhgues...
31-vjeçari i kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohet nga Gjerma...
Ish-ministri dhe gjashtë zyrtarët e arrestuar për korrupsion...
“Flasim me grushte”, Joshua i bën thirrje Tyson Furyt për nj...
Mbetet pa ujë një zonë në Fushë Kosovë pas shpërthimit të nj...