Parlamenti grek ka ratifikuar ditën e sotme njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit midis Shqipërisë dhe Greqisë. Lajmin e ka bërë të ditur, ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, në një reagim në Facebook.
Cakaj shpjegon se nëpërmjet kësaj marrëveshjeje, qytetarët shqiptarë nuk do të kenë të nevojshme të kryejnë procedurat për pajisjen me leje drejtimi greke, duke kursyer kështu kohë dhe para.
Gjithashtu, kjo marrëveshje, sipas kryediplomatit Cakaj, u vjen në ndihmë edhe qytetarëve shqiptarë, të cilët udhëtojnë për periudha të shkurtra në shtetin grek, pasi nuk është më e nevojshme pajisja me lejen e drejtimit ndërkombëtar.
“Mbetemi të përkushtuar për ndërmarrjen e të gjithë veprimeve dhe procedurave, të cilat do të thjeshtojnë jetën e qytetarëve tanë, kudo ku ata jetojnë.”- theksoi në mbyllje të postimit të tij Cakaj.

Mijëra çekë në protestën më të madhe antiqeveritare që nga v...
Sekuestrohet municion luftarak dhe tritol në Vlorë, në prang...
Irani paralajmëron hakmarrje pas ultimatumit të Trumpit
Aro Muric pasi u shpall “Lojtari i ndeshjes”: E dija që do t...
“Po ecim me shpejtësi”, Rama për çmimin e naftës: E mbajmë n...
37 aksidente dhe mbi 1600 gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë