Behishta Arghand ditën kur ra Kabuli u bë e para gazetare femër të intervistonte në studio njërin prej përfaqësuesve të Talibanëve.
Kjo intervistë e prezantueses së Tolo TV u kthye në lajm në të gjithë mediat botërore pasi asnjëherë Talibanët nuk pranonin të intervistoheshin nga një femër.
Gazetari i Top Channel që po ndjek në mënyrë intensive ardhjen e qytetarëve afgan në vendin tonë, ka mësuar se Behishta Arghand ka mbërritur në Shqipëri pasditen e kësaj të premteje.
Një fondacion i fuqishëm me shumë reputacion në SHBA i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama strehimin e saj në Shqipëri.
Burimet i thanë Top Channel se ardhja e gazetares afgane është koordinuar nën kujdesin personal të kryeministrit Edi Rama, ministres së punëve të jashtme Olta Xhaçka dhe bashkëpunëtorëve në Shqipëri të fondacionit amerikan.
Deri në momentin e procesimit të vizës amerikane gazetarja Arghard do të qëndroj në Tiranë.
Gazetarja Behishta Arghand mundi të dalë nga Afganistani dhe të qëndroj disa ditë në Katar e më pas të udhëtojë drejt Tiranës.
Në një intervistë për mediat gjermane nga Katari ajo tha e u largua për motive sigurie.
“Më pak se 100 gra e vajza nga 700 gazetare femra në Afganistan vijojnë të punojnë në media por dalë ngadalë çdo ditë po zhduken nga ekranet e televizioneve” deklaroi Arghard.
Ndërsa për intervistën e parë të një gazetare femër me një zëdhënës të Talebanëve, Behishta Arghand 22 vjecçe tha:
“Po dridhesha gjatë intervistës por doja ti tregoja botës se gratë afgane nuk duan të kthehen pas ato duan të ecin përpara”./tch/
Mbretëria e Bashkuar renditet e fundit në Eurovision 2026 me...
Aprovohen rreth 100 mijë kërkesa për votim jashtë Kosovës, p...
Katër të vrarë nga sulmet me dronë në disa rajone ruse, përf...
Haradinaj përkujton Mentor Tolajn në 35-vjetorin e rënies
Rama: Së shpejti hapen kapituj të rinj të negociatave
MINT publikon çmimet e derivateve