Gazetari shqiptar që vepron në Amerikë: Kjo ishte historia me Kosovën që Eliot Engel e tregonte shumë shpesh

18:49 | 11 Prill 2026
R J

Gazetari shqiptar që vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ruben Avxhiu, ka ndarë një prej historive që thotë se tashmë i ndjeri Eliot Engel e ka pasur shumë shpesh.

Ai ka treguar se ngjarja lidhet me datën 23 mars të vitit 1998, pak ditë pas masakrës së familjes Jashari, kur kishte provuar të futej në Kosovë dhe Serbia kishte provuar t’a ndalonte.

Postimi i plotë:

Historia më e dashur e Eliot Engelit, të cilën e tregonte shumë shpesh, ishte ajo kur në 23 mars 1998, pak ditë mbas masakrës kundër Familjes Jashari provoi të vizitonte Kosovën por regjimi serb e ndaloi në kufi dhe ia refuzoi hyrjen.

Aty në prani të gazetarëve ndërkombëtarë deklaroi: “Sot, Millosheviqi nuk na lejoi të hymë në Kosovë. Nuk do të jetë e largët dita, kur Kosova do të jetë e lirë dhe do të jemi ne që nuk do ta lëmë Millosheviqin që të hyjë në Kosovë”.
Deklarata ishte profetike. Saktësisht një vit më vonë, më 23 mars 1998, Presidenti Clinton do të jepte urdhërin për nisjen e sulmeve të NATO-s kundër Jugosllavisë. Të nesërmen, në 24 mars, bormbardimi filloi. U deshën edhe 78 ditë që Millosheviqi pranoi të tërhiqte ushtrinë dhe policinë nga Kosova. As ata dhe as diktatori vetë nuk hynë dot më në Kosovë.
Kurse kongresisti Engel e ka vizituar shumë herë me radhë Kosovën e lirë dhe sa herë që shkonte e tregonte këtë histori. I kishte dala fjala.