Gazetari Julian Kasapi i ftuar në Open mbrëmjen e sotme, ku po flitet për fëmijët shqiptar që kanë mbetur në kampin Al Hol, si një njeri që ka qenë vetë atje, tregoi se në çfarë kushte makabre jetojnë njerëzit atje.
“Kushte aty janë tmerrësisht keq, s’ka ujë, kushte higjienike, mund të ndodhen 2 ose 3 vrasje në ditë, unë kam gjetur prsh ditën që shkova një çantë bombë të lyer me gjak, ku thuhej na prisni po vijmë, përditë vriteshin ushtarë. Është e tmerrshme, dhe të mendosh këto nëna që duhet të mbrohen përditë.Aty janë rreth 80 mijë gra e fëmijë. Janë ndarë në dy seksione, seksioni i të huajve që janë të radikalizuarit”, tha Kasapi.
“Shqiptarët jetojnë bashkë, shumica janë fëmijë. Askush nuk i mbron, mbrojnë njëri-tjetrin”, tha ai.
Ndërkohë Kasapi lexoi një mesazh nga njëra prej nënave:
“Shteti e di shumë mirë është në gjendje të gjendjes sonë, çfarë kërcënimi pati Kosova që mori gra e fëmijë, ata sot ndodhen në vendin e tyre, jo askund, nuk i terrorizon askush, pse nuk bëhet diçka për ne”.
Irani shpall Forcat Ajrore dhe Marinën e BE-së si organizata...
“U larguat në finale”, Ludo flet me Elijonën për shoqërinë e...
Hungaria thotë se do t’i bllokojë sanksionet e reja të BE-së...
“Uroj të ketë drejtësi në Hagë”, Rama: Nuk po gj...
Bllokimi i Librazhd–Qafë Thanë, dhjetëra fshatra të izoluara...
Pse ndryshon ora e Iftarit çdo natë?