Gardianët e vetëm, aty ku rojet duhet t’i kishte vendosur bashkia, janë derrat.
Këto kafshë që kullosin sot në Porto Romano mund të përfundojnë në tryezën e gjithësecilit prej nesh.
“Kullota toksike” është territor pa zot.
Vrasësi në formën e mishit të therur shitet e konsumohet më pas në të gjithë Shqipërinë. Por, edhe kush nuk ha mish, nuk i shpëton zinxhirit helmues. Uji që derdhet në det nga kjo fushë përmban ngarkesë mikrobike alarmante dhe mbetje metalesh. Peshqit e kontaminuar sërish përfundojnë në tryezat tona, duke hapur një tjetër cikël, atë të sëmundjeve degjenerative.
Kjo është linja e fundit e frontit të rrezikut, por e para për nga lehtësia me të cilën mund të parandalohet nga Bashkia e Durrësit.

Por, ndërsa derrat bëjnë punën e bashkisë në terren, bashkia vazhdon të vjedhë dhe mashtrojë qytetarët e Durrësit, e fshehur pas rrjetës së koklavitur burokratike. Bashkia shkel ligjin që e bën këtë institucion gardianin e mbrojtjes së mjedisit, mision në të cilin ka dështuar që në start, duke mos i vendosur të paktën një rrethim fushës së Çernobilit të Durrësit.
Por, mbi të gjitha, me taksën e pastrimit plehrat nuk asgjësohen. Vetëm depozitohen në këtë fushë, nga ku rikthehen sërish me ushqim, ujë dhe ajër në shtëpinë e taksapaguesit./Top Channel
Mitrovica përkujton 26-vjetorin e `Natës së Tmerrit` për ban...
646 kundërvajtje në trafik përmes sistemit të ri në Maqedoni...
PD-PS përplasje për `territorialen` në Kuvendin e Shqipërisë
Durmishi: Qeveria hap thirrjen për subvencionimin e transpor...
Vetura bie në humnerë në rrugën Kaçanik-Hani i Elezit, një p...
Kupa e Kosovës rikthehet me gjysmëfinalet që premtojnë spekt...