11 shoferë u arrestuan gjatë javës që lamë pas në Shqipëri për shkelje të rregullave të qarkullimit në rrugë.
Tre prej tyre u ndaluan pasi u kapën duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, 2 drejtues nuk kishin leje drejtimi, ndërsa 5 të tjerë nuk respektuan sinjalistikën rrugore.
Ndërsa një tjetër shoferi iu vunë prangat pasi tentoi të korruptonte policët.
Ndërkohë, janë vendosur gjithsej 11.039 masa administrative të vendosura. 99 masa ishin për xhama të zinj, 566 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara. Në pamjet e sjellja nga Policia e Shtetit, duken disa mjete luksoze, që u ndaluan teksa bënin gara shpejtësie në rrugë. 205 masa u vendosën për përdorim celulari gjatë drejtimit, 482 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit, 29 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop”, 753 masa për mosdhënie përparësi qytetarëve dhe 8042 masa për qëndrim të gabuar.
Nuk kanë munguar as pezullimet e patentave, në 9 raste për drejtim nën ndikimin e alkoolit, në 54 raste për tejkalim shpejtësie, ndërsa u bllokuan 9 mjete, tre prej të cilave me targa të huaja./tch
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit