Gara për kreun e Partisë Demokratike deri në këto momente numëron katër kandidatë, ndërkohë që zyrtarisht nën selinë e PD-së njihen vetëm dy prej tyre.
Eduard Selami, i cili është themelues i kësaj force politike, por edhe ish-kryetar i saj, ka qenë i pari i cili ka shpallur kandidaturën e tij përball asaj të kreut aktual të PD-së, Lulzim Bashës.
Ndërkohë pas tij një tjetër demokrat, anëtar i Partisë Demokratike në qytetin e Fierit, Astrit Sinanaj, ka deklaruar në faqen e tij të Facebook, se ka marrë vendimin për të qenë pjesë e garës për kreun e PD-së.
Në garë është gjithashtu edhe Erion Piciri i cili ka njoftuar zyrtarisht se ka shpallur kandidaturën për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike.
Zgjedhjet brenda Partisë Demokratike do të mbahen në datën 22 korrik, dhe në to do të garojë edhe kreu aktual i PD-së, Lulzim Basha, i cili pas humbjes së zgjedhjeve të 25 qershorit, deklaroi në një konferencë për mediat se do të ngrije funksionet e tij si kryetar dhe se deri në momentin e zgjedhjes së kreut të ri, funksionet drejtuese në parti do të bëheshin nga dy nënkryetarët dhe sekretari i përgjithshëm i saj./shekulli
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...