Kreu i PD-së, Lulzim Basha, të premten, është shprehur në lidhje me fjalorin fyes kundrejt tij nga Vangjush Dako, kryetar i Bashkisë së Durrësit.
I pyetur nga Arian Çani, në Zonë e Lirë, Basha tha se nuk ka ndërmend t’i përgjigjet Dakos me të njëjtën gjuhë pasi do t’i bënte nder Edi Ramës.
Ndërkohë, theksoi se Dako tashmë ka dalë zbuluar se ai bashkëpunon me bandat.
‘Nëse unë merrem me njerëz që në vend të argumentave lëshohen me një fjalor harbut. Në vend që ti përgjigjen akuzave të cilat janë të faktuara, sepse çfarë kam thënë për Tahirin, Xhafajn, Roshin dolën të vërteta, çfarë të kam thënë për Dakon ka dalë e vërtetë. E vërteta është se këta janë bandë. Të futësh në burg një baba i cili nuk ka mundësi të paguajë faturat dhe të lësh në kreu të Durrësit një njeri i cili bashkëpunon me bandat për të vjedhur votat e qytetarëve. Dje doli një dokument se Dako kishte 4 muaj që fliste me banditët, kishte një lidhje të fortë me Avdylajt. Ky është një politikan bandit. Ka dy gjëra që nuk i përgjigjem, ajo diktatura ka lënë disa vrraga në shpirtin e disa njerëzve, por edhe tjetra është se ajo ishte gjuhë komuniste. Nëse unë i përgjigjem me të njëjtin fjalor unë i kam bërë një shërbim të madh Edi Ramës. Nëse zhgërryhesh dhe ti me derrin bëhesh dhe ti me baltë’, -deklaroi Basha.
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës