Sot, në moshën 86-vjeçare është ndarë nga jeta, një nga figurat më të mëdha të futbollit shqiptar, Miço Papadhopulli, ish-futbollist i Partizanit, trajner dhe pedagog te Instituti i Fiskulturës, mbante titullin Prof.Doktor.
Një nga figurat më të spikatura në futbollin dhe sportin shqiptar.
Miço Papadhopulli ka lënë shenjë në drejtimin e futbollit në Shqipëri, nga viti 1997-2002, ka qenë Presidenti i FSHF, dhe prej vitit 2002 President Nderi i FSHF. Si një nga futbollistët më të mirë të viteve 1950-1960, “Daja” siç e njohin të gjithë fitoi plot 6 tituj kampion me skuadrën e Partizanit. “Mjeshtri i madh”, “Mjeshtëri i Merituar”, Miço Papadhopulli i fitoi të gjitha në jetën e tij profesionale, por mbi të gjitha respektin e të gjithë komunitetit dhe qytetarëve që e njihnin, si një njeri të qeshur dhe shumë human.
“Të dashur miq të familjes tonë të madhe të futbollit, me hidhërim të thellë dëshiroj të ndaj me ju lajmin e trishtë se Miço Papadhopulli, President Nderi i FSHF, një ish-mbrojtës i shkëlqyer, drejtues futbolli dhe mik i mirë, është ndarë nga jeta. Në këtë moment të vështirë për të gjithë ne, për familjen dhe miqtë e tij të shumtë, gjej rastin t’i shpreh familjes dhe të afërmve ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e njeriut të tyre më të dashur. Kujtimet që na ka lënë, do të jenë të paharruara”, ka deklaruar Presidenti i FSHF-së Armand Duka, sapo ka mësuar lajmin e dhimbshëm.
Homazhet në nder të Presidentit të Nderit të FSHF, do të zhvillohen tek Muzeu Kombëtar, ditën e sotme nga ora 12:00 deri në orën 15:00./tch
Mbappe: Gjithmonë kam thënë se është i vetmi klub për të cil...
Gërvalla kritikon Ramën për editorialin e përbashkët me Vuçi...
Sylvinho me “dhimbje koke” – humb yllin kr...
Performancat e shkëlqyera këtë edicion, Fermin kap vlerën 10...
Sylejman Elshani emërohet zëvendësministër në Ministrinë e S...
Ndikimi i turizmit, Shqipërisë i duhen 1.9 miliardë euro ush...