Disa muaj hetime nga ana e shërbimit të kontrollit të brendshëm të burgjeve në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë zbuluan nje skemë për futjen e sendeve të ndaluara brenda qelive të burgut të Rrogozhinës.
Për këtë gjykata e Kavajës ka pezulluar nga detyra 5 punonjës të burgjeve, mes tyre edhe ish-drejtorin dhe shefin e policisë, të cilët kanë abuzuar me detyrën duke cënuar rëndë sigurinë në burgun e Rrogozinës.
Sipas hetimeve të SHKBB, që ka ekzekutuar edhe vendimet e gjykatës së Kavajës, këta punonjës kanë favorizuar disa të dënuar me futjen brenda qelive të sendeve të ndaluara.
Janë pezulluar nga detyra:
-Aleksander Rreza, ish drejtor i komanduar ne IEVP Rrogozhine aktualisht me detyre Specialist Informacioni në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve
-Petrit Skenderi , me detyrë ish-shefi policise ne IEVP Rrogozhine aktualisht me detyre Specialist i Rrethimit të jashtëm në IEVP Vlorë,
-Rezart Vogli me detyrë Specialist Finance në IEVP Rogozhinë
-Ilir Zhupani, me detyrë Specialist i Rrethimit të Jashtëm në IEVP Rogozhinë
-Albert Doci me detyrë efektiv/Ora News/
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...