Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Lushnjë- Berat.
Sipas uniformave blu, sot rreth orës 06:00 ku një furgon tip “Benz” me targa AA 057TU, pranë fshatit Stan Karbunare ka përplasur shtetasin Kostandin Verushi, i cili udhëtonte me karrocë me gomar.
Mësohet se si pasojë e kësaj goditje ka marrë plagë të rënda 77-vjeçari, Kostandin Verushi, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Sipas informacioneve të para drejtuesi i karrocës ka dalë nga rruga dytësore për të kaluar në anën tjetër të autostradës. Drejtuesi i furgonit, i cili vinte nga Lushnja në drejtim të Beratit e ka venë re dhe ka frenuar, por nuk ka mundur ta shmang goditjen.
Raportohet se është shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit dhe po kryen veprimet procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./shekulli/
BE: Keqardhje për zhvillimet e fundit
AAK-ja pezullon zgjedhjet e brendshme
Haxhiu njofton deputetët për dekretin e Presidentes për shpë...
SPAK identifikon 15 persona për trafikun e kokainës nga Kolu...
Flick mund të largohet nga Barcelona, mësohet arsyeja
Më shumë se 200 persona të vrarë në Liban, thotë Ministria e...