I ftohti i javës që po lëmë pas shumë shpejt do t’ia lërë vendin reshjeve të shiut, por edhe rritjes së temperaturave.
Metereologët parashikojnë që në fundjavë të kemi vranësira thuajse në të gjithë vendin.
“Nga orët e mesditës dhe pasdites pritet që vranësirat të shtohen, duke sjellë reshje afatshkurta dhe të pakta në zonat qëndrore dhe jugore, ndërsa në zonat e kufirit lindor pritet që reshjet të shfaqen në formën e reshjeve të dëborës”.
Prej së hënës temperaturat do të rriten gradualisht.
“Nga e hëna në vijim pritet që kushtet të përmirësohen, duke sjellë kthjellime në territorin shqiptar”.
Për shkak të ndryshimit të menjëhershëm të temperaturave, në qendrat mjekësore të vendit u regjistrua dhe një numër i shtuar të vizitave me virozën e gripit./oranews
KQZ sot mban mbledhje për organizimin e zgjedhjeve të reja
Dita e Punëtorëve/ Sot protestohet në Prishtinë
Parashikimi i motit për sot
Alarmi në BE: Po pakësohen rezervat e karburantit për avionë...
Nottingham Forest triumfon ndaj Villas, fiton edhe Braga
Kongresmeni Torres me rezolutë kërkon që trupat amerikane të...