Mëngjesin e kësaj të shtune, kryeministri i vendit, Edi Rama e nisi me postimin e një videoje nga Vunoi.
“MIRËMËNGJES! dhe me fshatin e nonës dhe të nënës time ju uroj një fundjavë plot dritë si dashuria e gjysheve e mëmave tona”, shkroi Rama, teksa në video shfaqen pamje të fshatit të Vunoit.
Vunoi është një fshat i pozicionuar në jug të qytetit të Vlorës, në bregun e detit Jon, me një pamje mahnitëse.
Gjendet në një lartësi 176 m mbi nivelin e detit dhe karakterizohet nga rrugicat e shtruara me pllaka të gurta. Vunoi ndahet nga deti me një rrafshnaltë mbushur me një ullishte të pafund dhe pemë të tjera frutore, që përbëjnë një pasuri të vërtetë për banorët e tij. Në qendër të fshatit ngrihet këtu e dyqind vite më parë kisha e Panajasë (Shën Marisë).
Haradinaj pjesëmarrës në Lutjet e Mëngjesit: E rëndësishme t...
EULEX-i dhe KFOR-i rrisin gatishmërinë për reagim në raste e...
Papa Leoni XIV pret kryeministrin Rama
E dhimbshme/Pas një sëmundjeje të rëndë, vdes i riu nga Hajv...
Bordi i ZRRE-së pret në takim Misionin e FMN-së, flasin për ...
Prebeza mbështet Marshin “Drejtësi, jo politikë”...