Prej tre ditësh, fshati turistik i Dardhës vuan mungesën e ujit të pijshëm. Shkak janë bërë punimet në rrugën Boboshticë-Dardhë, të cilat kanë dëmtuar tubacionin kryesor të ujësjellësit. Ndërsa bizneset janë detyruar të anulojnë prenotimet e fundjavës.
Dëmtimi i rrjetit të ujësjellësit ka lënë pa ujë prej tre ditësh fshatin turistik të Dardhës. Nga punimet që po kryhen ne segmentin rrugor Boboshticë-Dardhë për vendosjen e mbrojtësve anësore është çarë tubacioni kryesor që furnizon fshatin me uji të pijshëm.
Kompania që zbaton projektin e rrugës nuk ka marrë përsipër riparimin e rrjetit të dëmtuar, çfarë ka detyruar banorët dhe bizneset të ndërhyjnë vetë për të zëvendësuar tubat e ujësjellësit.
Mungesa e ujit të pijshëm ka penalizuar dhjetëra biznese dhe bujtina që operojnë në fshat, të cilët kanë qenë të detyruar të anulojnë prenotimet e fundjavës.
Ujësjellësi që furnizon Dardhën është ndërtuar një shekull më parë. Prej disa vitesh, banorët e saj dhe bizneset e menaxhojnë vetë furnizimin me ujë, duke mos pranuar menaxhimin nga ndërmarrja përkatëse e bashkisë./ABC News albania
Galatasaray fiton betejën e parë ndaj Liverpoolit
Sulmet në Liban, Këshilli i Sigurimit i OKB-së mban nesër mb...
Kushtetuesja rrezikon të mbetet pa kuorum, vetëm 7 gjyqtarë ...
Haziri për Vjosa Osmanin: Nëse do të kandidohej, LDK do ta d...
Osmani takon përfaqësuesit e NATO-s, vlerëson rolin e NALT-i...
Kuvendi pre e një sulmi kibernetik, izolohet rrjeti pas fshi...