Policia Shqiptare dhe Policia Italiane kanë nisur patrullimet e përbashkëta për sezonin turistik në Shqipëri.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, dhe Ambasadori italian Marco Alberti vizituan sot patrullat shqiptaro-italiane që operojnë në Durrës, si pjesë e përforcimit të sigurisë në zonat turistike dhe të bashkëpunimit ndërkombëtar.
Patrullat synojnë rritjen e sigurisë publike, krijimin e një klime të sigurt për pushuesit italianë në Shqipëri, dhe lehtësimin e komunikimit me turistët e huaj.
Modeli i përbashkët i patrullimeve konsiderohet tashmë një traditë miqësie dhe bashkëpunimi mes dy vendeve.
“Siguria është pasaporta e imazhit të vendit tonë dhe, në këtë drejtim, prania juaj në terren është një mesazh i qartë: Shqipëria është e sigurt, mikpritëse dhe e hapur.Patrullimi i përbashkët është një model i suksesshëm i bashkëpunimit ndërkombëtar dhe një garanci konkrete për sigurinë e qytetarëve dhe turistëve“, tha Proda gjatë fjalës së tij.
Ndërkaq, Ambasadori falënderoi Drejtorin dhe punonjësit e Policisë së Shtetit për punën e përbashkët, si dhe u shpreh se pjesëmarrja e Drejtorit të Përgjithshëm në këtë mirëseardhje është “nder dhe privilegj”. Në Durrës, pikën simbolike të takimit ndërmjet dy shteteve, Ambasadori u shpreh gjithashtu:
“Ky bashkëpunim nuk është njëkahësh; gra dhe burra të Policisë shqiptare do të jenë së shpejti të pranishëm në Itali, pasi qëllimi ynë është të intensifikojmë shkëmbimin e aftësive dhe eksperiencave profesionale mes dy policive”, theksoi ai.
Në përfundim të vizitës, Drejtori Proda garantoi Ambasadorin se Policia e Shtetit do të vijojë të forcojë bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë, jo vetëm gjatë sezonit turistik, por edhe përballë sfidave të përbashkëta në fushën e rendit dhe sigurisë./rtsh.al
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...
KEDS garanton energji pa ndërprerje gjatë zgjedhjeve të 28 d...
Zgjedhjet e parakohshme, nesër votohet në përfaqësitë diplom...