Një person është arrestuar ditën e sotme nga Policia e Elbasanit dhe Forcat Operacionale.
Këta të fundit kanë kryer një operacion gjatë orëve të para të ditës së sotme duke vënë në pranga një person të shumë kërkuar.
Operacioni u krye në lagjen “Shënkoll” të Elbasanit pasi policia lokale kishte marrë informacion se objektivi i tyre ishte në banesë.
Abcneës.al shkruan se bëhet fjalë për 33 vjeçarin Ervis Daka, ndërsa në banesë i janë kapur armë dhe një sasi municionesh. Armët dyshohet se janë ëprdorur në ngjarje kriminale dhe pritet verifikimi i tyre në laboratorin e policisë.
Daka ka qenë i arrestuar edhe në vitin 2018 pasi bashkë me të vëllain goditën shefin e policisë, pasi kishin shkuar për të ushtruar në banesën e tyre.
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...