Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka njoftuar sot përmbylljen e një stërvitje të batalionit të dytë të këmbësorisë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, në pritje të një testimi nga forcat e NATO-s.
Në një njoftim në Facebook, ministri Peleshi është shprehur se trupat e batalionit të dytë të këmbësorisë kanë treguar se janë në lartësinë e duhur për t’u certifikuar nga Aleanca.
“Trupat e këtij batalioni, të rinj dhe me përvojë, demonstruan aftësi mbresëlënëse operacionale, si në veprimet luftarake, ashtu edhe ato logjistike”, ka shtuar Peleshi. /arbresh.info/
63 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, afro 1.800 tiketa ...
Theren me thikë dy persona në Prishtinë, policia arreston dy...
Vjedhje e rëndë në Ferizaj, nga kasaforta grabiten dy armë z...
Arratiset një person nga Psikiatria Forenzike
Sot mësohen finalistët e Kupës së Kosovës, në program dy gjy...
Shpërthen granata dore në Fushë Kosovë, u hodh nga vetura në...