Forca Tokësore, kolona vertebrale e ushtrisë shqiptare, ka shënuar një moment të rëndësishëm të tranzicionit të saj drejtues. Gjatë ceremonisë së ndërrimit të komandës, Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, theksoi se ky proces është dëshmi e stabilitetit dhe profesionalizmit të Forcave të Armatosura në rrugëtimin e tyre drejt standardeve më të larta të NATO-s.
Në një mesazh drejtuar trupave dhe opinionit publik, Ministri Vengu u shpreh se kalimi i detyrës nga një gjeneral te tjetri nuk duhet parë si një akt thjesht formal, por si një stafetë përgjegjësie për sigurinë e Republikës.
“Përgjegjësia për mbrojtjen e Republikës nuk ndërpritet, por kalon nga një dorë e sprovuar te një tjetër. Çdo komandant ndërton mbi punën e paraardhësit,” deklaroi Vengu.
Nderime për Gjeneral Xhebexhia, suksese Gjeneral Çunit
Ceremonia shënoi mbylljen e një kapitulli të rëndësishëm nën drejtimin e gjeneralmajor Ilir Xhebexhia, i cili u falënderua për shërbimin dhe kontributin e tij në rritjen e kapaciteteve operacionale të forcës.
Ministri Vengu e mbylli mesazhin e tij duke rikonfirmuar se rritja profesionale e Forcës Tokësore është jetike për sigurinë e vendit. Sipas tij, synimi mbetet i qartë: një forcë që bëhet çdo ditë e më profesionale dhe një pikë referimi për besueshmërinë tonë përballë aleatëve./rtsh.al
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...