Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbremëjn e sotme në Sarandë duke tronditur qytetarët.
Krismat e armëve u dëgjuan në kodrën mbi rrugën nr 5, të qytetit të Sarandës, e njohur ndryshe si “Kodër Gjashtë”.
Dyshohet se është qëlluar me disa armë, pistoletë dhe kallashnikov.
Nuk dihen arsyet e ngjarjes së rëndë, që ka tronditur qytetin bregdetar si dhe pushuesit e shumtë.
Policia e Sarandës dhe Forca të Ndërhyrjes së Shpejtë të Vlorës kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë rrethuar zonën. Çuditërisht, deri tani nuk janë gjetur as gëzhojat e plumbave, sikurse as autorët. Paraprakisht raportohet se pas një sherri është qëlluar në ajër.
Pritet që të sqarohen rrethanat e ngjarjes, si dhe identifikimi i personave përgjegjës. Nuk raportohen deri tani të lënduar.
Në Speciale vazhdon gjykimi në rastin ‘Administrimi i drejtë...
Sot 28 vjet nga rënia heroike e familjes Jashari
Kuadratet e FSK-së do të rreshtohen për nder të Epopesë së U...
Shënohet Epopeja e UÇK-së, tri ditë aktivitete në mbarë vend...
Sot përfundon afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit
Parashikimi i motit për të enjten