Mbi 3.900 udhëtarë dhe 1.128 automjete mbërritën mëngjesin e sotëm me tre tragete në portin detar të Durrësit.
Dy tragetet e linjës Bari-Durrës dhe trageti i Ankonës u ankoruan në portin e Durrësit paraditen e së mërkurës, ndërsa në mbrëmje priten edhe dy tragete të tjera nga Bari.
Ky sezon ka shënuar një rritje të konsiderueshme të numrit të udhëtarëve që përdorin transportin detar për të mbërritur në vendin tonë.
Rritje ka pësuar edhe numri i automjeteve që hyjnë në vend në këtë periudhë.
Për t’iu përgjigjur këtij fluksi, masa shtesë të shërbimeve vijojnë të jenë në fuqi për të rritur sigurinë dhe ofruar përpunim të shpejtë për udhëtarët e shumtë, të huaj e vendas.
Me fillimin e sezonit, që nga 1 maji i këtij viti, kanë hyrë në Shqipëri me tragete nga ky vendkalim kufitar afro 164 mijë udhëtarë dhe mbi 58 mijë automjete./tch/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit