Ashtu siç edhe pritej me ngritjen e temperaturave, pushuesit kanë vërshuar në bregdetin e Shëngjinit. Vendorët ndërkohë kishin marrë masa për pritjen e tyre të parakohshme.
Në Shëngjin, Vera ka nisur. Vizitorë dhe pushues shfrytëzuan fundjavën dhe pushimin e datës 1 Maj për të bërë plazh.
Edhe hoteleria duket se po merr frytet e këtij sezoni te hershëm. Nuk kanë munguar rezidentet që janë akomoduar në hotelet e Shëngjinit prej tre ditësh.
Duket se jo vetëm më herët plazh, por edhe të kënaqur me çmimet. Vendorët duken të angazhuar për të pritur një fluks më të lartë kohën në vazhdim.
Pastërtia mbetet sfida kryesore e këtij sezoni në Shëngjin. Pavarësisht masave, kërkohet që edhe pushuesit të jenë më të kujdesshëm për të mos ndotur zonat ku plazhojnë./abcnews.al
Aksion në tërë Kosovën për inspektimin e çmimeve të derivate...
BE: Keqardhje për zhvillimet e fundit
AAK-ja pezullon zgjedhjet e brendshme
Haxhiu njofton deputetët për dekretin e Presidentes për shpë...
SPAK identifikon 15 persona për trafikun e kokainës nga Kolu...
Flick mund të largohet nga Barcelona, mësohet arsyeja