Në pikën kufitare të Morinës, numri i udhëtarëve që hyjnë në Shqipëri është rritur ndjeshëm me afrimin e sezonit veror.
Kjo e shtunë ka shënuar një fluks të konsiderueshëm të qytetarëve, të cilët udhëtojnë kryesisht drejt qyteteve bregdetare, por jo vetëm.
Përmes kësaj pike kufitare, edhe të huajt po vijnë në Shqipëri gjatë kësaj periudhe për të kaluar disa ditë pushime.
Për të lehtësuar qarkullimin dhe shmangur vonesat, gjatë fundjavave zbatohet kalimi pa kontrolle të detajuara.
Sipas informacioneve zyrtare, vetëm në 24 orët e fundit në këtë pikë kufitare kanë hyrë dhe dalë mbi 15 mijë persona dhe mbi 8.600 automjete./rtsh.al
Qeveria merr disa vendime në mbledhjen elektronike
Flick i jep përparësi ëndrrës së Ligës së Kampionëve pavarës...
Kuvendi miraton katër marrëveshje ndërkombëtare
PDK: Rezoluta e miratuar, akt i rëndësishëm për mbrojtjen e ...
Sveçla deklarohet plotësisht i pafajshëm për gazin lotsjellë...
Dy ditë kanë mbetur deri në zgjedhjet hungareze – publ...