Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar sot në Twitter rreth fjalimit të tij ditën e djeshme në Kuvend dhe aludimit se ka bërë një paralajmërim për shpalljen e një tjetër politikani shqiptar non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në një postim në Twitter, Rama e ka hedhur poshtë interpretimet rreth kësaj çështje dhe ka shtuar se nuk ka paralajmëruar asnjë person të padëshiruar.
“Nuk kam paralajmëruar asnjë nongrata! Thjesht kam kujtuar se politika e amerikane nuk është muhabet leku, gjize dhe byreku siç e bëjnë nongratat e Tiranës, po qasje strategjike që as varet as ndryshon nga retë në pantallonat e gjelave të katundit tonë politik! Normal që vazhdon”, shkroi Rama. /arbresh.info/
Nuk kam paralajmëruar asnjë nongrata! Thjesht kam kujtuar se politika e amerikane nuk është muhabet leku, gjize dhe byreku siç e bëjnë nongratat e Tiranës, po qasje strategjike që as varet as ndryshon nga retë në pantallonat e gjelave të katundit tonë politik! Normal që vazhdon??♂️
— Edi Rama (@ediramaal) March 3, 2023
Dukagjini, finalisti i dytë i Kupës
“Ne kundër botës”, Brikena poston video me Mateo...
Ariu i zi ngec në një pemë për disa orë në New York, dalin p...
Finale historike në Kupën e Kosovës: Dukagjini–Ferizaj, njër...
Trump: Bisedimet SHBA-Iran mund të zhvillohen brenda 72 orëv...
Mali i Zi më afër anëtarësimit në BE