Përmirësimi i infrastrukturës me vendosjen e hidrantëve dhe ripyllëzimi i zonave të djegura ishin në qendër të takimit në prefekturën e Fierit, ku morën pjesë drejtuesit e zjarrfikësve të qarkut, përfaqësues të policisë dhe këshilltari i ministrit të Brendshëm, Flamur Mamaj.
Në një prononcim për mediet, prefekti i Fierit, Arben Çuko, theksoi se sfidë kryesore mbetet mungesa e mjeteve.
“Ka akoma shumë nevojë, sidomos Bashkia Mallakastër, sepse ka territor shumë më të gjerë sesa bashkitë e tjera dhe i vështirë për ndërhyrje,” u shpreh z. Çuko.
Ndërkohë z. Mamaj theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve.
“Në zonat malore mungojnë hidrantët, mjete të cilat faktikisht duhen për terrene malore, gjë që bëhet me shumë sakrificë dhe përkushtim nga trupat zjarrfikëse për të përballuar situatat e zjarreve. Duhet një bashkëpunim më i frytshëm, më i guximshëm me qytetarët dhe strukturat për identifikimin, pasi siç dihet zjarrvënia e qëllimshme është shumë e vështirë për t’u identifikuar,” deklaroi këshilltari i ministrit të Brendshëm.
Mamaj vlerësoi gjithashtu ndërhyrjen e banorëve në vatrat e rrezikshme, të cilët i janë bashkuar aksioneve për shuarjen e flakëve, ndërkohë që ka shuar zërat për zjarrvënie me qëllim që të ndërtohen panele fotovoltaike, veçanërisht në jug të vendit./rtsh.al/
Në Dubai do të rifillojnë fluturimet sonte
Malisheva prezanton mbrojtësin danez, Andreas Skovgaard
UEFA e shqetësuar për situatën në Lindjen e Mesme, Finalissi...
Gramos Krasniqi “Mossi” dhe disa të tjerë sulmojnë gazetarin...
MINT intensifikon mbikëqyrjen ndaj rritjes së çmimeve të der...
Haxhiu pas takimit me Peleshin: Na dha mundësinë të kujtojmë...