Policia e Fierit po heton pistën e hakmarrjes për të zbardhur atentatin me eksploziv të mbrëmjes së të shtunës ku mbeti i plagosur teksa ecte me makinën e tij, Armando Sula.
Hakmarrje që lidhet me familjen e dajës se 35-vjeçarit të gjymtuar në të dyja këmbët nga shpërthimi ne makinën me të cilën po udhëtonte.
Sula ka qenë i dyshuar për vrasjen Ardian Mollës në vitin 2003, të cilin e akuzonte si autorin e vrasjes se dajës se tij, Astrit Braçes, një ish– oficeri policie qe u ekzekutua në vitin 2001. Zinxhiri i vrasjeve ka nisur prej vitit 1997, kur gjatë një operacioni të policisë së Fierit mbeti i vrarë Elton Brahimaj. Në operacion ishte pjesëmarrës oficeri Astrit Braçe, të cilin familja Brahimaj e akuzonte si përgjegjës.
Katër vite pas kësaj ngjarje, në vitin 2001, Astrit Braçe dhe djali i tij, u vranë në një pritë. I dyshuar ishte Ardian Molla, i afërm i Elton Brahimajt, i cili vritet në vitin 2003. Armando Sula ishte në rrethin e personave që u hetuan. Policia dyshon se atentati ndaj tij është i lidhur me këto ngjarje. Sulo paraditen e te dielës është transferuar në spitalin e traumës në kryeqytet për ndihmë më të specializuar mjekësore.
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...