Shkodra do të vishet këtë fundjavë me ngjyrat e festivalit “Retro”, ku admiruesit e mjeteve klasike do të kenë mundësi të prekin nga afër magjinë e mjeteve të viteve 60-‘70-’80, me targa të personalizuara.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama solli sot në vëmendje këtë event, i cili do t’i shtojë ngjyrat festive qytetit të Shkodrës me mjetet klasike “Retro” që tërheqin më shumë turistë dhe vizitorë.
“Magjike pritet të jetë e shtuna Retro në Shkodër”, shkruan Kryeministri, ndërsa ndan pamje nga atmosfera e krijuar në festivalet e mëparshme “Retro” në Shkodër.
Festivali “Retro”sjell një ndjesi të veçantë dhe nostalgji për të apasionuarit pas makinave, por edhe interes të veçantë nga vizitorët vendas dhe të huaj.
Përtej paradës së automjeteve “Retro”, gjatë orëve të mbrëmjes do të zhvillohen po ashtu edhe aktivitete festive me tingujt e muzikës “Jazz”, që do t’i shtojnë gjallërinë qytetit të Shkodrës./atsh
Musliu për xhandarmërinë: Policia ka nevojë për uniforma e k...
Andin Hoti: Kosova po ndërton platformën digjitale ‘eP...
Guardiola drejt largimit nga Manchester City, lojtarët mbete...
Rikthehet murtaja e bagëtive në Shkodër, groposen rreth 20 k...
Jashari priti gjeneralin amerikan McKinney, theksohet forcim...
Tronditet Spanja: 25-vjeçari dyshohet se vrau prindërit dhe ...