Me flamujt kuq e zi dhe veshje kombëtare shumë qytetarë të Kosovës kanë udhëtuar drejt Shqipërisë për të festuar Ditën e Flamurit. Jo vetëm Vlorën, por kanë zgjedhur edhe qytete të tjera për të qenë bashkë në shënimin e 112 vjetorit të pavarësisë
Në orët e para të ditës, pikën e përbashkët kufitare të Morinës, e kaloi me ceremonial ushtarak një trupë e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në mënyrë simbolike me këngën për komandantin legjendar Adem Jashari.
Sipas policisë kufitare, fluksi më i madh i qytetarëve të Kosovës drejt Shqipërisë u shënua në orët e para të ditës, ndërsa është operuar me procedurën e kalimit të kufirit pa kontrolle, sipas protokollit ndërqeveritar në ditë festash./a2cnn/

Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...