Fëmijët në fshatin Brret të Malësisë së Krujës duhet që çdo ditë të udhëtojnë 2 orë me furgon duke rrezikuar jetën pasi rruga është buzë greminës. Shkolla në fshat është mbyllur ndërsa është shembur edhe ura që shkurtonte rrugën e cila lidhte fshatin me qytetin e Krujës.
“Ne shkollën e bëjmë në Krujë. Zgjohemi shumë herët se s’kemi rruygë ku të kalojmë këtej se është prishur ura. Rruga është është shumë e keqe, e gjatë. Kur është shi mund të ikë furgoni”, tha një nxënës.
Shoferi që çdo ditë i çon fëmijët në shkollë thotë se rruga është e rrezikshme dhe me rrisk.
Shumë e vështirë, sidomos me gjithë këta fëmijë”, tha ai.
Rreziku rritet akoma më shumë në ditë me reshje shiu kur lëvizja në disa pjesë të rrugës bëhet shumë e vështirë për shkak të rrëshqitjes dhe gurëve që bien nga lartësitë./Klan Plus
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...