
A laboratory technician prepares COVID-19 patient samples for semi-automatic testing at Northwell Health Labs, Wednesday, March 11, 2020, in Lake Success, N.Y. The US Food and Drug Administration has approved faster testing protocols as the viral outbreak continues to spread worldwide. For most people, the new coronavirus causes only mild or moderate symptoms. For some it can cause more severe illness. (AP Photo/John Minchillo)
Pesë persona kanë rënë në prangat e Policisë së Durrësit pasi i pajisnin qytetarët me teste të shpejta Covid për udhëtime jashtë shtetit.
Policia bën të ditur se ka arrestuar Eva Harunin, Elio Agollin, Ervin Çelën, Anxhela Spahiun dhe Aida Pislin, ndërsa ka shpallur në kërkim edhe një shtetas tjetër nga Tirana.
Këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në një laborator në lagjen nr.4, në Durrës, duke përfituar nga situata e pandemisë “Covid-19”, kanë pajisur me test “Rapid”, 483 shtetas të cilët do udhëtonin në drejtim të Italisë, pa qenë të licencuar nga institucionet përkatëse.
Gjithashtu veprimtaria e tyre zhvillohej në kundërshtim edhe me urdhrin për miratimin e procedurës së kryerjes së testimeve antiCovid.
Mbi ta rëndojnë akuzat për veprat penale: “Kontrabanda me mallrat e tjera”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mashtrim”. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme./tvklan/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...