“Evropa duhet të zgjohet”, Rama në Paris: BE duhet të ketë planin e vet të paqes

10:42 | 30 Tetor 2025
E.G

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i pranishëm në Forumin e Paqes në Paris, nismë e presidentit Emmanuel Macron, tha se Europa “duhet të zgjohet” pasi është momenti që kontinenti të ketë planin e vet të paqes për Ukrainën.

Shefi i qeverisë theksoi se “BE duhet të këtë planin e vet të paqes dhe duhet të ketë komunikimin e drejtpërdrejtë me Rusinë”.

“Në këtë pjesën tonë të botës ne të bëjmë një dush përulësie, sepse edhe sot edhe pse bota po ekspozon tërësisht ujërat që ziejnë në marrëdhëniet midisi vendeve dhe qasjen përkundrejt gjerave themelore, ne vazhdojmë të mendojmë, që ka diçka që nuk shkon me botën, dhe që është një moment në kohë dhe gjërat do të kthehen siç ishin, dhe ne, dhe kur them ne nuk flas për Shqipërinë, flas për perëndimin dhe sidomos për Evropën. Mendojmë se kemi legjitimitetin moral që na është blatuar nga ndonjë urdhër hyjnor dhe mundësinë për të gjykuar të tjerët dhe për të besuar se ne jemi pika e referencës së si duhet të të jetë bota dhe kjo është thellësisht e gabuar.

Kjo është e gabuar, nuk është e vërtetë. Është një lloj vetëkënaqjeje, që sipas mendimit tim mjaft modest ka nisur të bëhet gjithmonë më i dëmshëm si këndvështrim dhe gjithmonë më pak i dobishëm për atë vetëbesimin qe kemi nevojë të gjithë.

Ajo çfarë ka ndodhur në SHBA në krye të këtij viti, atë që Trump e përshkroi si planin preciz i Zotit për ta shpëtuar, në mënyrë që të shpëtonte Amerikën. Është sipas meje, është diçka që nëse Zoti kishte vërtet një plan, pjesë e këtij plani ishte të zgjonte Evropën.

Nuk po e shoh Evropën të zgjohet, të zgjohet në mënyrën si duhet, ka një zgjim nëse mund ta quajmë këtë. Ende nuk ka një plan europian paqeje, ka vetëm një qasje binare ndaj një konflikti, që ka potencial të jashtëzakonshëm për të degjeneruar në diçka katastrofike.

Ndihem shumë i shqetësuar për pjesën që mungon diplomacia dhe planifikimi për paqen. Me bërjen e luftës dhe me mbështetjen e Ukrainës dhe me shumë të drejtë, BE duhet të ketë planin e vet të paqes dhe duhet të këtë komunikimin e drejtpërdrejtë me Rusinë dhe këdo tjetër që gjendet në mes apo nga ana tjetër”, tha ai.

Shpërndaje në rrjete sociale