Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, i ka dërguar një ftesë personale kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, për t’u bërë pjesë e Bordit të Paqes të ngritur për rindërtimin e Gazës.
Rama, sot e ka publikuar në Facebook letrën e Trump, e po ashtu edhe e ka përkthyer në gjuhën shqipe.
“Është një nder i madh për mua t’ju ftoj ju, si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, të më bashkoheni në një përpjekje Historike dhe Madhështore për forcimin e Paqes në Lindjen e Mesme dhe, njëkohësisht, të ndërmarrim një qasje të re plot guxim për zgjidhjen e Konfliktit Global!”, ka shkruar Trump në letrën drejtuar Ramës./Arbresh.info
Shpërthejnë mediat në Spanjë: Ligamentet e Kylian Mbappes ja...
Trump paralajmëron: Kushdo që synon të udhëheqë Iranin, përf...
Irani paralajmëron: Nëse sulmohet ambasada jonë në Bejrut, g...
Ndalet Man United – mposhtet nga Newcastle United
Nesër mot i vranët dhe me interval me diel
Arti si diplomaci midis Italisë dhe Shqipërisë: Një urë e fo...