I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, është takuar të martën në Tiranë me krerë institucionalë, pak para zgjedhjeve lokale të 14 majit në këtë shtet.
Escobar është pritur nga presidenti, Bajram Begaj, kryeministri, Edi Rama dhe ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka.
Ambasada amerikane në Shqipëri, ka thënë se thirrja e Escobarit për liderët ka qenë që ”të sigurojnë që kandidatët të përmbushin kërkesat e ligjit dhe të përmbushin pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë për integritet të lartë”, shkruan REL.
Thirrje të ngjashme ka bërë edhe ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ditë më parë.
Shpërthejnë mediat në Spanjë: Ligamentet e Kylian Mbappes ja...
Trump paralajmëron: Kushdo që synon të udhëheqë Iranin, përf...
Irani paralajmëron: Nëse sulmohet ambasada jonë në Bejrut, g...
Ndalet Man United – mposhtet nga Newcastle United
Nesër mot i vranët dhe me interval me diel
Arti si diplomaci midis Italisë dhe Shqipërisë: Një urë e fo...