Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur këtë mëngjes në Prokurorinë e Posaçme, SPAK, për të dhënë deklarime lidhur me hetimin për veprën penale të “korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore dhe të zgjedhurve vendorë”.
Hetimi është regjistruar nga SPAK, ndërsa pak ditë më parë, BKH me urdhër të SPAK-ut, i sekuestroi celularin gruas së tij, Ajola Xoxa, pas një kontrolli në banesën e tyre, kur kryebashkiaku nuk ishte në Shqipëri.
Dy ditë më parë, Gjykata e Posaçme e Apelit refuzoi ankimin e bërë nga Ajola Xoxa, bashkëshortja e Veliajt, kundër vendimit që lejoi SPAK-un të kontrollonte dhe sekuestrojë telefonin e saj.
Po ashtu, Apeli rrëzoi ankimin e ngritur nga vëllai i kryebashkiakut, Arbër Veliaj, dhe dy kompani, të cilat ishin gjithashtu subjekt i kontrollit nga BKH.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur këtë mëngjes në Prokurorinë e Posaçme, SPAK, për të dhënë deklarime lidhur me hetimin për veprën penale të “korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore dhe të zgjedhurve vendorë”.
Hetimi është regjistruar nga SPAK, ndërsa pak ditë më parë, BKH me urdhër të SPAK-ut, i sekuestroi celularin gruas së tij, Ajola Xoxa, pas një kontrolli në banesën e tyre, kur kryebashkiaku nuk ishte në Shqipëri, raporton A2CNN, transmeton Klankosova.tv.
Dy ditë më parë, Gjykata e Posaçme e Apelit refuzoi ankimin e bërë nga Ajola Xoxa, bashkëshortja e Veliajt, kundër vendimit që lejoi SPAK-un të kontrollonte dhe sekuestrojë telefonin e saj.
Po ashtu, Apeli rrëzoi ankimin e ngritur nga vëllai i kryebashkiakut, Arbër Veliaj, dhe dy kompani, të cilat ishin gjithashtu subjekt i kontrollit nga BKH./A2CNN
Katër të vrarë nga sulmet me dronë në disa rajone ruse, përf...
Haradinaj përkujton Mentor Tolajn në 35-vjetorin e rënies
Rama: Së shpejti hapen kapituj të rinj të negociatave
MINT publikon çmimet e derivateve
Zyrtare: Xabi Alonso merr drejtimin e Chelseat
Zhduken katër turistë italianë në Maldive, humb jetën edhe z...