Presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan ka paralajmëruar një tjetër vizitë në Tiranë. Në deklaratën për mediat pas mbledhjes së qeverisë, kreu i shtetit turk deklaroi se do të jetë i pranishëm në hapjen e xhamisë së re.
“Pritja që m’u bë mua dhe delegacionit tim në Shqipëri që në momentin kur shkelëm në tokën deri në largim, është shenjë e lidhjes shpirtërore që nuk këputet mes nesh dhe vëllezërve tanë në Ballkan Për ne vetëm kaq është e mjaftueshme. Pamë nga afër edhe punimet në xhaminë madhështore në Tiranë që po ndërtojmë ne. Puna vijon ende. Me Ndihmën e Zotit, punimet do të përfundojnë shpejt dhe deri në fund të muajit të Ramazanit do ta hapim për besimtarët. Do të jem sërish në Tiranë për ceremoninë e hapjes”.
Xhamia e Namazgjasë do të ketë një kapacitetet për 3250 vende për të falur namazin. Punimet për ndërtimin e objektit të kultit nisën në vitin 2015 dhe ishin parashikuar që të përfundonin në vitin 2018. Për shkak të vonesës së lëvrimit të fondeve përfundimi i saj është shtyrë./arbresh.info/
Bllokada e Ngushticës së Hormuzit po hap rrugë tokësore alte...
Diaspora 12 ditë afat për t’u regjistruar si votues
Seancat ndaj Thaçit dhe të tjerëve kundër administrimit të d...
KQZ cakton 10 ditë e 7 orë fushatë për zgjedhjet e 7 qershor...
Kurti: Punëtori është shtylla e parë e shtetndërtimit tonë, ...
10 milionë e 887 mijë euro për organizimin e zgjedhjeve të ...