Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Qerret, Kavajë ku në një sauna në një ndër hotelet e kësaj zone, janë gjetur të vdekur 4 shtetas, me origjinë ruse.
Burimet zyrtare zbulojnë inicialet e viktimave të cilët mbrëmjen e sotme, rreth orës 22:20 kanë ndërruar jetë në sauna, në një ndër hotelet e Qerretit.
“Rreth orës 22:20, në Qerret, Kavaje,në ambientet e saunës të një hoteli, dyshohet se janë asfiksuar dhe për pasojë kanë ndërruar jetë shtetasit Rus, K. S, 31 vjeçe,
N. L, 58 vjeç, N. A, 37 vjeçe dhe S. A, 40 vjeç…”-njofton policia.
Ngjarja:
Dy vajza dhe dy burra me shtetesi ruse, të cilët dyshohen se gjendeshin në Shqipëri për pushime janë gjetur të vdekur brenda një dhome sauna këtë mbrëmje në Qerret, Kavajë.
Sipas informacioneve të para mësohet se dy çiftet rusë kishin një javë që kishin ardhur në Shqipëri dhe ishin isntaluar në një hotel në Qerret.
Këtë mbrëmje, ata kanë vendosur që të shfrytëzojën dhe dhomën e saunës të hotelit, por për arsye të pqarta dhe rrethana që nuk janë zbardhur ende, janë asfiksuar.
NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:
Kavajë/Informacion paraprak
Rreth orës 22:20, në Qerret, Kavaje,në ambientet e saunës të një hoteli, dyshohet se janë asfiksuar dhe për pasojë kanë ndërruar jetë shtetasit Rus, K. S, 31 vjeçe,
N. L, 58 vjeç, N. A, 37 vjeçe dhe S. A, 40 vjeç.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...