Në Kakavijë autoritetet greke kanë kthyer mbrapsht disa emigrantë shqiptarë të cilët kanë qenë të pajisur me dokumenta të rregullta dhe leje qëndrimi, por me mjete identifikimi jashtë afateve të përdorimit ligjor.
Pak kohë më parë qeveria greke njoftoi se të gjithë emigrantëve shqiptarë që u ka skaduar leja e qëndrimit nuk do të penalizoheshin, por do të shtyhej afati i përdorimit të tyre. Në këtë mënyrë sigurohej kalimi në kufi i emigrantëve, por policia kufitare greke mbrëmjen e sotme theksoi se nuk e njeh ligjin e kaluar në parlamentin grek, pasi atyre nuk u është dorëzuar ende një dokument i shkruar.
Po ashtu një pjesë tjetër e emigrantëve janë paraqitur me test negativ PCR ndërsa në testin e bërë nga pala greke kanë rezultuar pozitiv, duke mos u lejuar të kalonin në pikën kufitare.
Katër të vrarë në sulmet izraelite në Libanin jugor
“Je pa karrierë”, Ermiona flet për Sonin pas daljes nga Ferm...
“Mjaft me izolim!” – Protestohet në Çakorr për hapjen e kufi...
Rritet sërish çmimi i naftës në Shqipëri
Osmani kalon fundjavën në Mitrovicë: Plot dashni me fëmijët ...
Ukraina godet për herë të parë qytetet në afërsi të Uralit