Elbasani i “pushtuar” nga dëbora/ Dhjetëra fshatra të bllokuar dhe pa energji, probleme në akset kombëtare

22:46 | 14 Shkurt 2021

Prej 24 orësh tashmë Qarku i Elbasanit po përballet me një situatë të pazakonte të motit të keq.

Dhjetra fshatra janë të bllokuara si pasoje e dëborës dhe ngricave, në fshatrat malorë të Elbasanit, Gramshit, Librazhdit apo Prrenjasit trashësia e dëborës i ka kaluar tashmë 80 cm.

Ka pasur problem me qarkullimin e mjeteve edhe në akset nacionale sidomos paraditen e së dielës, ku për shkak të ngricave janë bllokuar përkohësisht rrugët Elbasan-Gramsh, Elbasan-Belsh, Elbasan –Peqin gjithashtu.

Ndërsa punimi i firmave nënkontraktore ka bërë më pas zhbllokimin e këtyre akseve rrugore. Gjatë natës ka pasur për disa orë bllokim të aksit nacional Elbasan-Librazhd për shkak të rrëshqitjes së mjeteve që udhëtonin në këtë aks rrugor pa përdorimin e zinxhireve.

Shtabi i emergjencave në Prefekturën e Elbasanit, drejtoria e Policisë dhe Bashkia e Elbasanit gjithashtu kanë kërkuar nga drejtuesit e mjeteve te mos lëvizin pa zinxhir në asnjë aks rrugor, madje lëvizja në qytetin e Elbasanit rekomandohet vetëm më zinxhirë dhe goma dimërore.

Dhjetra fshatra janë pa energji elektrike dhe po ashtu për këtë shkak ka problem të furnizimit me ujë të pijshëm jo vetëm në fshatra por edhe në qytet.
Nuk kanë munguar edhe problemet shëndetësore gjatë natës, një autoambulancë e cila ishte thirrur për në fshatin Xibrakë për një emergjencë ka rrëshqitur gjatë rrugës dhe është dashur ndërhyrja e ekipeve për të pastruar rrugën dhe për të beret e mundur vazhdimin më tej të autoambulancës.

Një i sëmure me Covid i cili përdorte oksigjenit për shkak të mungesës së energjisë elektrike ka pasur vështirësi në një tjetër fshat dhe ka qenë Shtabet e Emergjencave që kanë dërguar një gjenerator për t’i ardhur në ndihmë këtij të sëmuri Ndërkohë të gjitha ekipet e emergjencave rekomandojnë të qëndroni në shtëpi pasi situate e vështire e motit edhe në orët në vazhdim.

Lajmet më të lexuara