Një 41-vjeçar mbeti i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të marte në Elbasan, gjatë kohës që udhëtonte me makinë me bashkëshorten e tij. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 20:10, në lagjen “Skënderbej”, në rrethana ende të paqarta.
Viktima është Everest Çaka, 41-vjeç. Ndërsa bashkëshortja e tij, Silvana Çaka, sipas policisë mbeti e plagosur në dorë, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Dyshohet se autorët udhëtonin me makinë dhe përpara se të hapnin zjarr janë konfliktuar me viktimën.
Forca të shumta policie shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ngritën pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit të Elbasanit. Në drejtim të Elbasanit shkoi edhe drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe Drejtori Antikrimit, Tonin Vocaj.
Shkaqet dhe rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje të rëndë nuk dihen ende. E rëndësishme pritet të jetë dëshmia e gruas, e cila ndodhej në makinë kur 41-vjeçari u vra në sytë e saj./tvklan/
Pamje nga tërmeti 7.6 ballë që shkundi Japoninë
LDK prezanton listën me 30 kandidatët për pesë degët e Prish...
Ramos konfirmoi largimin e tij nga Monterrey, do të jetë loj...
Komandanti i KFOR-it pret në takim Kurtin, shprehu përkushti...
Nuk kanë të ndalur telashet në mbrojtje për Arsenalit, ylli ...
Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen ...