Një biznesmen në Elbasan, i jep fund jetës duke u varur. Shefik Bora, 54 vjeç, pronar i një bar-restoranti në afërsi të parkut “Rinia” në Elbasan, është gjetur i varur në banesë.
Kanë qenë familjarët e tij, ata që rreth orës 21.30 të mbrëmjes së djeshme, e mërkurë, kanë gjetur trupin e pajetë.
Të gjitha të dhënat hetimore çojnë drejt pistës së vetëvrasjes, pasi në trupën e viktimës nuk janë gjetur shenja dhune.
Mësohet se Bora, drejtonte prej vitesh një lokal dhe hotel pranë parkut “Rinia”, në zonën ku është ndërtuar gjykata e re.
Pak kohë më parë atij i ishte komunikuar se do i prishej lokali, për shkak se aty do të ndërtohej rruga që çon për në gjykatë.
Dyshohet se akti fatal është kryer në gjendje të rënduar psikologjike, ndërkohë që nuk përjashtohet edhe mundësia e ndonjë borxhi që mund të ketë patur biznesmeni.
Gjithsesi për të zbuluar më shumë mbi gjithë sa ka ndodhur, hetimet janë në vijimësi.
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...