Një 68-vjeçar i pastrehë është gjetur i pajetë në qytetin e Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Partizani” të këtij qyteti.
68-vjeçari, Petrit Boçi, u gjet pa shenja jete në një garazh të kësaj lagjeje, vend ku mendohet se kishte krijuar strehën e tij prej disa kohësh.
Grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërkohë që paraprakisht mësohet se në trupin e të ndjerit nuk janë konstatuar shenja dhune./oranews
Trumpi paralajmëron sulme “shumë më të fuqishme” nëse Irani ...
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...
Shpërthim i hantavirusit në anijen MV Hondius, pacientët në ...