Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako ka zhvilluar këtë të hënë një takim me strukturat e policisë së Lezhës, ku është diskutuar mbi hetimet që po zhvillohen për vrasjen e Aleksandër Ndokës.
Burime për ABC News thonë se kreu i policisë ka kërkuar një analizë të hollësishme për ngjarjen.
48-vjeçari Ndoka u ekzekutua mëngjesin e së shtunës në makinën e tij, pranë shtëpisë, në lagjen “Nënë Tereza” të Lezhës.
Autorët dhe motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë mbeten ende të pazbardhura, pavarësisht shoqërimit të dhjetëra personave në polici./opinion.al/
Erdogan telefonon Starmer: Sulmet ndaj Iranit kërcënojnë sta...
NATO pranon ftesën e Serbisë për ushtrim të përbashkët ushta...
Vuçiq prezanton strategjinë “Serbia 2030”, përfshin Kosovën ...
Putini kërkon ndërprerje të menjëhershme të konfliktit në Ir...
Haradinaj uron 7 Marsin: Mësuesit janë shtylla e edukimit dh...
Zëdhënësi i Qeverisë: VV e kandidoi Konjufcën në fund të afa...