Ekzekutimi i e Kostandin Kacifas, komente të shumta në profilin e tij në “Facebook”

20:00 | 28 Tetor 2018

Një lajm i bujshëm ka qenë sot vrasja nga RENEA e Kostandin Kacifas, i ri grek, që ka qëlluar më herët në drejtim të policisë shqiptare. Njerëzit, pasi janë informuar për vrasjen e tij në fshatin Bularat të Gjirokastrës, kanë komentuar në profilin e viktimës.

Ata që komentojnë janë më së shumti grekë, që jetojnë në vendin tonë ose në Greqi, por ka edhe shqiptarë. Grekët komentojnë: “Ai është një hero”, ndërsa dikush tjetër shprehet: “Po armën çfarë e donte? Me armë festohet?”, ndërsa ka nga ata që shprehin ngushëllime për humbjen e një jete kaq të re, shkruan gazeta “Shekulli”.

Për vrasjen e Kostandin Kacifas nga RENEA, pasi ai sulmoi policinë, ka reaguar edhe Ministria e Jashtme greke. MPJ e shtetit fqinj tha se është e papranueshme vrasja e një të riu, ndërsa tha se do të bashkëpunojë me autoritetet shqiptare. Grekët kanë paralajmëruar protesta në 19.30 minuta pranë Ambasadës greke në Tiranë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara