Bashkim Demrozi 39 vjeç, lindur në Kavajë është ekstraduar ditën e sotme nga Italia në bashkëpunim me Interpol Roma, pasi ishte dënuar në vendin tonë për drogë.
Bashkim Demrozi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda e ka dënuar me 8 vjet burg, për veprën penale “Trafik i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”. Pas apelimit, Gjykata e Apelit Durrës, në vitin 2018, e ka dënuar përfundimisht me 6 vjet e 8 muaj burg.
39-vjeçari në vitin 2014, në qytetin e Durrësit, gjatë kontrollit të kryer nga shërbimet e Policisë, në automjetin që drejtohej nga F. D., i cili do udhëtonte nga Durrësi në Bari, u gjetën dhe u sekuestruan 332 kg cannabis sativa.
Nga hetimet ka rezultuar se Bashkim Demrozi, në bashkëpunim me të tjerë, ka kryer veprime për gjetjen dhe trafikimin e lëndës narkotike.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.
Gjykata Supreme lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Dardan ...
Kurti pret drejtuesit e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të...
“Thuaji, s’i ke parë kurrë”, prokuroria shfaq në ekran përgj...
“Shkurt, po, jo, mos filozofo” – ZPS zbardh 9 përgjime të Th...
Policia e Kosovës sqaron dhe mohon lajmet e rreme për të sht...
Një muaj paraburgim për dy punonjës të KEDS-it të dyshuar pë...