Avni Metra, autori i vrasjes së dy vëllezërve në 1997, dhe që një vit më parë ishte në qendër të vëmendjes së mediave britanike, është ekstraduar nga Interpol Mancester drejt Shqipërisë.
53-vjeçari nga Burreli është dënuar me 25 vjet burg për vrasjen e dyfishtë, teksa prej 1998 kishte ikur në Angli me identitet të rremë si Avdul Mekra nga Gjakova. Gjykata e Tiranës e ka dënuar më 12 shkurt të 2001 për vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim.
Ai i’u dorëzua patrullës së Policisë së Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
Metra u vu në qendër të medias britanike, pasi dhe bashkëshortja e tij e akuzonte për dhunë sistematike, duke e quajtur edhe ‘psikopat’./ Top Channel/

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...