Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla u takua të martën në Bernë me ministrin e Drejtësisë dhe Policisë të Zvicrës, Beat Jans, me të cilin bisedoi për rritjen dhe forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar, narkotikëve dhe drogave sintetike si edhe migracionit të paligjshëm.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë Balla nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Ministrat, gjatë këtij takimi, trajtuan si prioritet edhe çështjen e ekstradimeve të shtetasve që kërkohen nga drejtësia.
“Synojmë të ngremë ekipe të përbashkëta hetimore në kuadër të Europol dhe Interpol, si dhe bashkëpunim në gjetjen e personave në kërkim dhe për ekstradimet,”, shkruan ministri Balla në rrjetet sociale.
Ministri Balla nënvizoi faktin se nisur nga të dhënat e 6-mujorit të parë, në Shqipëri pritet të vijnë rreth 100 mijë turistë zviceranë, ndërsa vendi po përjeton një ‘boom’ turistik si asnjë vit tjetër më parë.
Takim është pjesë e një turi që ministri i Brendshëm po zhvillon në Gjermani e Zvicër.
/rtsh.al/
Diell, vranësira dhe temperatura deri në 17°C të martën
Irani paralajmëron anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Horm...
Parashikimi i motit për nesër
Chelsea pritet t’i largojë shtatë lojtarë në verë
Vdesin 6 anëtarë të forcave amerikane pas sulmeve nga Irani
Tjetër hap fals i Realit në luftë për titull – mposhte...