Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur se 300 objekte bizhuteri e veshje shqiptare janë ekspozuar në Muzeun Etnografik të Budapestit.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama bëri të ditur se ky koleksion unik do të ekspozohet për herë të parë në Shkodër në qershor të 2025-tës, përcjell Arbresh.info.
“Një pasuri kulturore e jashtëzakonshme, e cila i është shitur muzeut në Budapest nga Palokë Laca në shek.XX, një personazh që po rilind në dritën e hulumtimeve të thella dhe bashkëpunimit mes Muzeut Marubi dhe muzeologëve hungarezë”, ka shkruar Rama.
“Në qershor 2025, ky koleksion unik do të ekspozohet për herë të parë në Shkodër, në Muzeun Marubi, duke ofruar një mundësi të pazakontë për t’u njohur me artizanatin shqiptar dhe lidhjen e tij me kulturat e tjera”, tha Rama./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...