Detaje të reja dalin nga shpërthimi që tronditi natën e kaluar Fushë-Krujën.
Sipas burimeve nga Policia, një sasi eksplozivi është hedhur në oborrin e përbashkët të banesave të Besim Muçës dhe Ramazan Muçës, i cili është gjyshi nga nëna i 25-vjeçares Xhisiela Maloku.
Bëhet fjalë për një sasi eksplozivi rreth 100 gram. Policia shoqëroi pas ngjarjes 9 persona që po merren në pyetje.
Shpërthimi vjen pak ditë pas shpërthimit të skandalit, ku Xhisiela Maloku u dhunua nga djali i deputetit të PS Rrahman Rraja që ka mohuar akuzat.
Gjithashtu dhe vetë vajza mohoi se është dhunuar por se e kishte denoncuar ish-të dashurin Rexhep Rraja për xhelozi pavarësisht ekspertizës së mjekëve dhe psikologut.
Aktualisht Rexhep Rraja ndodhet në burg.
“Më datë 07.10.2018, rreth orës 23:30, në fshatin Larushk Fushë-Krujë, në cepin e oborrit që lidh banesat e shtetasve B.M dhe R.M është hedhur nga rruga dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse. Nga shpërthimi nuk ka të lënduar dhe as dëme materiale. Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Janë shoqëruar në Polici 9 persona. Grupi hetimor vijon veprimet në bashkëpunim me Prokurorinë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes , identifikimin dhe kapjen e autorëve”, ka njoftuar Policia.
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...